Benedikt Howedes dëshiron t’i bashkohet Juventusit.

Drejtori sportiv i Schalkes, Christian Heidel, ka konfirmuar se mbrojtësi gjerman, Benedikt Howedes, dëshiron t’i bashkohet Juventusit.

Agjenti i lojtarit ditë më parë tha se ky transferim është në duar të klubit gjerman dhe tanimë edhe drejtori sportiv ka dhënë dritën e gjelbër dhe dëshiron që të sqarohet gjithçka sa më parë.

“Howedes na ka treguar se dëshiron të largohet për Juventusin”, tha ai në konferencën për media.

“Tani duhet të punojmë në këtë drejtim dhe të marrim një vendim sa më parë”, shtoi drejtori sportiv i Schalkes.

Gjermani mund të transferohet te Juve në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit për 10 milionë euro.