Fiorentina ka pranuar ofertën e Milanit për Kalinic, kroati do ta veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm.

Gazetari i njohur italian, Gianluca Di Marzio‏, ka bërë të ditur se Fiorentina ka pranuar ofertën e Milanit për sulmuesin, Nikola Kalinic, dhe kroati mund të quhet që tani futbollist i Milanit.

Raportohet se Milani ka transferuar Kalinicin në formë huazimi, i obliguar ta blejë në fund të sezonit.

Milan do t’i paguajë pesë milionë euro për huazimin dhe 20 të tjera në verën e vitit 2018 për kartonin e kroatit.