Luis Suarez do të mungojë nga katër deri në pesë javë.

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka marrë lajme tjera të këqija pas humbjes nga Real Madridi.

Sulmuesi uruguaian, Luis Suarez, është lënduar në humbjen ndaj Real Madridit. Ai e përfundoi ndeshjen me probleme në gju dhe tani është konfirmuar se do të mungojë deri në pesë javë.

Ky është një lajm i keq për Valverden, teksa Messi tani do të luajë për më shumë se një muaj i vetëm në sulm, pas largimit të Neymarit drejt PSG-së.