Diego Costa dëshiron të rikthehet në La Liga, te skuadra e Atletico Madridit.

Edhe pse e di që deri në janar nuk do të ketë të drejtë loje, Atletico Madrid është skuadra ku sulmuesi spanjoll dëshiron të transferohet.

Është përfaqësuesi ligjor i futbollistit, Ricardo Cardoso, që ka bërë të ditur dëshirën e sulmuesit 26 vjeçar.

Ai ka thënë se do t’i kërkojë Chelsea ta dëgjojë dëshirën e lojtarit, për t’u rikthyer në te Atletico Madrid.

Costa pikërisht nga Atletico Madridi në vitin 2014 ishte transferuar te Chelsea, kur kjo skuadër drejtohej nga Jose Mourinho.

Loading...