Konferenca me temë “Maqedonia drejt anëtarësimit të plotë në NATO” do të mbahet sot në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Pjesëmarrësit në konferencë do të diskutojnë për tema të lidhura me procesin e qasjes së Maqedonisë në NATO, ndërhyrjet reformuese të domosdoshme për përmbushjen e kritereve për anëtarësim dhe përpjekjet e Qeverisë së re për zhbllokim të procesit eurointegrues, si dhe për hapat e ndërmarra për përmirësimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Konferencën do ta hapë drejtori i Institutit për Hulumtime Gjeostrategjike dhe Politikë të Jashtme pranë MPJ-së (IGINP), ambasadori Abdulkadër Memedi, ndërsa njëherit fjalime do të mbajnë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov, si dhe ambasadorët e SHBA-së, Xhes Bejli dhe RF të Gjermanisë, Tomas Norbert Gerberajh.

Në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja edhe e përfaqësuesve të lartë të Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë, NATO-s, institucioneve qeveritare, si dhe të përfaqësuesve diplomatikë dhe të bashkësisë së biznesit.

Në suaza të konferencës do të mbahen edhe dy panele të specializuara me tema – “NATO-ja kontribute drejt sigurisë dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe “Republika e Maqedonisë dhe NATO: nga partneriteti aktiv deri te anëtarësimi i plotë”.

Konferenca po mbahet në bashkëorganizim me Institutin për hulumtime gjeostrategjike dhe politikë të jashtme pranë MPJ-së, Qendrës Evropiane për Studime të Sigurisë Xhorxh Marshall dhe Alumni Asociacioni i Qendrës Marshall në Maqedoni.