Komuna e Koçanit nuk dorëzohet nga ideja për realizimin e projektit, gjegjësisht shtëpinë për personat në moshë të shtyer, e cila do të ndërtohet në hapësirë prej 6 mijë metre katrorë te zona Shatroviq.

Shtëpia do të ketë karakter rajonal dhe në të njëjtin do të zhvendosen edhe pensionistë nga qytetet fqinj si Vinica, Makedonska Kamenica, Dellçevë, Pehçevë, Berovë dhe Koçan.

Kryekomunari Ratko Dimitrovski thekson se komuna nuk dorëzohet nga ndërtimi i shtëpisë për investim të përbashkët financiar në përgatitjen e dokumenteve të nevojshme, njofton AIM.

Shoqata e pensionistëve të Koçanit, në bashkëpunim me rajonin malor lindor, janë në përgatitje të dokumentacionit për ndërtimin e shtëpisë, ndërsa për të njëjtën është përgatitur edhe projekti ideor.