Ramush Haradinaj ka bërë një deklaratë pesimiste për formimin e institucioneve. Pavarësisht se besohej që AKR do të lëviz drejt PAN’it, Haradinaj thotë se edhe nesër mund të mos ketë lëvizje. Ai tani flet për Qeveri gjithpërfshirëse.

Haradinaj në një konferencë për media ku prezantoi kandidatin për kryetar të Ferizajt ka thënë se nuk ndihet mirë për faktin që po ndodhin këto shtuyrje dhe se do të përpjeket që nesër të jenë pjesëmarrës në seancë.

Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që edhe nesër të mos jenë gati për seancë.

“Eksizton mundësia reale që edhe nesër të mos jemi gati për të filluar”, tha Haradinaj, raporton Express.

Ai thotë se humbjen e kohës do të mundohet ta kompenzojë pas formimit të qeverisë gjithpërfshirëse

“Jemi në konsulta me gjitha palët që janë për formimin e institucioneve. Jemi në drejtim të mirë. Këto konsulta nuk po bëhet fjalë vetëm për 61 deputetë, arsyeja është pse po shkojnë në këtë rrugëtim që një qeveri gjithpërfshirëse tju bëjë ballë temave të rëndësishmë te vendin”- tha Haradinaj gjatë konferencës.

Global