Bazat më të shpeshta në të cilat qytetarët vlerësojnë se kanë qenë të diskriminuar janë përkatësia etnike dhe politike, statusi shëndetësor, gjinia dhe aftësitë e kufizuara, tregon informatori i sivjetmë për diskriminim i Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut i cili i prezanton të dhënat e përmbledhura të fituara nga shoqatat e qytetarëve dhe institucioneve në sferën e diskriminimit në vitin 2016.

Si fusha më të shpeshta në të cilat qytetarët vlerësojnë se kanë qenë të diskriminuar, megjithatë janë marrëdhëniet e punës, shëndetësia, arsimi dhe qasja deri te malli dhe shërbimet.

“Në pjesën e ngritjes së vetëdijes për ekzistimin e diskriminimit më aktive janë shoqatat e qytetarëve, për ç’arsye vlerësojmë se nevojitet proaktivitet nga ana e institucioneve në pjesën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi, posaçërisht nga ana e Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi. Vlerësojmë edhe se funksionarët e publik duhet të fillojnë me gjykim të fjalës diskriminues dhe shqetësues në media”, thuhet në kumtesën nga Komiteti i Helsinkit.

Komiteti i Helsinkit rekomandon edhe miratim të ndryshimeve të Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në kohë më të shpejtë, të cilat vlerësojnë se do të mundësinë efikasitet më të madh në sistemin e përgjithshëm për mbrojtje nga diskriminimi.