Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve për Parandalimin  e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme unanimisht ka vendosur që të ngritë procedura për tre ankesa kundër Sekretariatit pranë Qeverisë dhe Agjencisë për Punësim të Qytetit të Shkupit për ngritje të procedurave disiplinore, suspendim dhe dorëheqje pas shpalljes të zgjedhjeve lokale.

Komisioni në tre rastet konsideron se ka bazë për ngritje të procedurës dhe do të parashtrojë kërkesë deri te SP dhe deri te Agjencia për Punësim t’u parashtrohet dokumentacion, siç tha kryetari Igor Tanturovski, për një kohë më të shpejtë, ndërsa më së voni deri më 15 ditë.

Tridhjetë e dy të punësuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, sipas kryetarit të Komisionit, Igor Tonturovski, kanë parashtruar ankesë kundër Sekretariatit të përgjithshëm të Qeverisë.

Komisioni mori konkluzion që të kërkojë informacion nga SP i Qeverisë nëse është ngritur procedurë për ndërprerje të marrëdhënies së punës të këtyre personave dhe nëse është ngritur kur është ngritur, sipas cilit nen nga Ligji për nëpunës shtetëror dhe ajo të dorëzohet deri te KSHPK, nëse komisioni i disiplinës i ka shqyrtuar dhe nëse ka vendosur rreth këtyre lëndëve dhe nëse ka marrë vendim për masë disiplinore dhe nëse ka marrë kur ka marrë edhe vendimin që të dorëzohet në KSHPK.