Pavarësisht se ditën e shtunë në “Elbasan Arena” ndaj Lihtenshtejnit debuton trajneri i ri i Kombëtares, Kristian Panuçi, tifozët shqiptarë janë duke qëndruar indiferentë për sa i përket pranisë në stadium.

Shefi i marketingut në FSHF, tregon se deri tani janë shitur vetëm 450 bileta. Një rekord negativ ky për praninë e tifozërisë shqiptare për ndeshjet në shtëpi.

“Me sa duket, dikush e ka nënvlerësuar këtë ndeshje të kombëtares. Ndërkohë që ekipi, nga ana sportive ka një përgatitje maksimale, pasi edhe pse është një skuadër e vogël, gjithsesi vlera e këtij takimi është 3 pikë”, tha Gazmend Malo.

Ndërkohë, për ndeshjen tjetër të Shqipërisë, atë në Maqedoni në datën 5 shtator, 450 biletat që ishin në dispozicion të tifozerisë kuqezi janë shitur të gjitha.