Vanity Fair kishte publikuar një fotografi të Marilyn Monroe në faqet e saja, dhe kishte marrë disa përfitime të majme nga shitjet.

Mirëpo koleksionuesi Aric Hendris ka thënë që ai ka të gjitha të drejtat për këtë fotografi, e cila ishte realizuar në ditëlindjen e 45-të të presidentit John F. Kennedy në Madison Square Garden.

Pikërisht ishte ditëlindja e famshme ku Merilyn këndoi “Happy Birthday” për presidentin.

Në dokumentet që ka paraqitur Aric, thuhet që është një koleksionues historik i cili ka nën pronësi ato fotografi dhe negativet e tyre.

Ai është duke e paditur Vanity Fair për 1 milionë dollarë.

Global