Në kuadër të garave të debatit që mbahet në Sarajevë, nxënësit e shkollës Jahja Kemal ka arritur të sjellë 13 medalje, ndërsa së shpejti pritet që nxënësit të udhëtojnë në gara globale në debat që do mbahet së shpejti në Cape Toun të Afrikës.

Këtë e kanë bërë të ditur përfaqësuesit e kësaj shkolle gjatë emisionit Open në TVM2 duke dhënë më shumë detaje. Ndërkohë që në kuadër të garave në mbarë botën nxënësit e këtij kolegji kanë arritur që të fitojnë 49 medalje të arrit, 112 të argjendta dhe 32 të bronzta.

Si një nga kolegjet më të mira në Maqedoni, Jahja Kemal ka sjellë gjithmonë nxënës të kalibrit të lartë të cilët kanë përfunduar mësimet në këtë institucion arsimorë, kështu që tradita vazhdon dhe pikërisht në këtë kolegj vazhdojnë të dalin nxënës shumë shembullorë.

Për më shumë mund të ndiqni emisionin në linkun në vazhdim: