aralajmërimi për koalicionim parazgjedhorë mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës për Shqiptarët për analistët politik është i pritshëm dhe në zgjedhjet e 15 tetorit do të korrin fitore ku do të fitojnë shumicën e komunave shqiptare.

Sipas tyre ky bashkëpunim është kundër BDI-së ku me gjitha gjasat partinë në fjalë ky koalicion do ta dobësojnë edhe më shumë.

Politologu Valon Bela për Zhurnal ka deklaruar se deri më tani, nuk kemi parë asgjë të realizuar nga programi famoz i BDI-së prej 120 faqesh i propaganduar para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit, prandaj sipas tij koalicioni i mundshëm mes BESËS e Aleancës do ta dëmtoj shumë BDI-në.

Bela më tej thotë se ky koalicion nuk do të ndikon te LSDM dhe se kjo parti do ti ruaj votat te shqitparët që fitoi më 11 dhjetor.
Sipas Belës është LSDM që po tregohet e gatshme për t’iu qasur mirëfilli kërkesave dhe nevojave të votuesve shqiptarë duke vazhduar realizimin e programit të saj politik nisur nga eliminimi i provimit shtetëror, rritjen e pagës minimale, tarifën e lirë të energjisë elektrike, si dhe përkrahjen e dukshme ndaj Ligjit për avansimin e përdorimit të gjuhës shqipe që targeton direkt besimin e votuesit shqiptarë.

“Bashkëpunimi mes Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët është i pritshëm, jo për faktin të opozitarizmit të tyre deri para zgjedhjeve të 11 dhjetorit por për faktin se Aleanca për Shqiptarët assesi të akomodohet në Qeverinë e re pas 11 dhjetorit. Ky bashkëpunim detyrimisht është kundër BDI-së e cila sikur po i kontribuon zbehjes së peshës reale që mund ta ketë një parti e madhe participuese në Qeveri. Sepse deri më tani, nuk kemi parë asgjë të realizuar nga programi famoz i BDI-së prej 120 faqesh i propaganduar para zgjedhjeve parlamentare të 11 dhjetorit. Sa i përket votave shqiptare në LSDM dhe mundësinë e kthimit të tyre nëpër partitë shqiptare, mendoj se LSDM jo vetëm që do t’i mban por do të zmadhon ndikim e saj të mëtejmë tek votuesi shqiptar për faktin se deri më tani, është LSDM që po tregohet e gatshme për t’iu qasur mirëfilli kërkesave dhe nevojave të votuesve shqiptarë. Përveç kësaj, LSDM po vazhdon realizimin e programit të saj politik nisur nga eliminimi i provimit shtetëror, rritjen e pagës minimale, tarifën e lirë të energjisë elektrike, zbritjen e shpenzimeve kadastrale, diplomacinë e theksuar aktive dhe pozitive dhe përkrahjen e dukshme ndaj Ligjit për avansimin e përdorimit të gjuhës shqipe që targeton direkt besimin e votuesit shqiptar. Në këtë betejë politike, partitë shqiptare më shumë merren me veten se sa me kërkesa dhe nevojat reale të shqiptarëve prandaj mendoj se LSDM do të thellon ndikimin e saj tek votuesi shqiptar”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Valon Bela.

Nga ana tjetër edhe politologu Deniz Memedi për Zhurnal thotë se  nëse në zgjedhjet e fundit parlamentare i marrim si tregues atëherë koalicioni i mundshëm në mes Lëvizjes BESA dhe Aleancës do të rezulton me fitoren e këtyre subjekteve politike në zgjedhjet lokale.

“Poqëse zgjedhjet e fundit parlamentare i marrim si tregues atëherë koalicioni i mundshëm në mes lëvizjes BESA dhe Aleancës do të rezulton me fitoren e këtyre subjekteve politike në zgjedhjet lokale. Në anën tjetër votat e fituara nga LSDM në parlamentaret nuk do të jenë të njëjtat edhe në këto zgjedhje. Frustrimi i votuesit shqiptarë nga politika ekstreme nacionaliste nga DPMNE, impotenca e BDI-së për ti bërë ballë këtyre politikave, mos bërja e koalicionimit në mes BESA dhe Aleancës ndikoi që votuesi të orientohet në konceptin e LSDM-së e cila e promovonte konceptin qytetarë. Por tani rrethanat janë më ndryshe, për kryetarë komune votohet individi dhe në këtë drejtim do të mirren parasyshe edhe kualitetet e kandidatit si dhe oferta reale e cila do të ishte realizuar, nga shkaku se qytetarët janë të lodhur nga premtime të cilat asnjëherë nuk u realizuan”, ka deklaruar për Zhurnal, politologu Deniz Memedi.