Në një takim në zyrën e Kryetarit të Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, anëtarë të kryesisë së Klubit të Shahut Gostivari kanë dhuruar sot simbole të Klubit, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Komunës ndaj aktiviteteve të tyre.

Mysafirët i dhuruan kryetarit Bejta një tablo shahu dhe një maice me logon e klubit.

Në takim u hodh gjithashtu ideja për krijimin e këndit të shahut në ambient të hapur në qytetin e Gostivarit. Z. Bejta premtoi se ideja do të konkretizohet si pjesë e programit zgjedhor për t’u realizuar në mandatin e ri.

Ai tha se Komuna e Gostivarit do të vazhdojë të mbështesë organizimet e artit dhe ato sportive.

Gjatë takimit u zhvillua edhe një lojë shahu mes Kryetarit Bejta dhe një prej anëtarëve të Klubit.