Kampionët e Anglisë duan të përforcohen në merkato po me lojtarë kampionë. Chelsea prej kohësh po ndjek brazilianin e Juventusit, Alex Sandro, por mesa duket bardhezinjtë nuk duan ta shesin.

Trajneri i kampionëve të Italisë, Masimilliano Allegri, është treguar i qartë për të ardhmen e mbrojtësit brazilian.

“Ne këtë sezon duam të fitojmë gjithçka dhe nuk mund të shesim lojtarë që na shërbejnë për objektivat tona”, u shpreh Allegri në lidhje me ofertën e anglezëve për Alx Sandron.