Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk ka kurrfarë ndryshimi sa i përket të ardhmes së lojtarit, Philippe Coutinho, për të cilin ende po thuhet se dëshiron të shkojë në Barcelonë, shkruan Goal.

Siç u raportua, ylli brazilian ka dorëzuar edhe kërkesë pranë klubit për largim në drejtim të Spanjës, por pronarët e Liverpool-it kanë thënë se s’e kanë ndërmend ta sheshin.

Edhe Klopp, i pyetur për këtë çështje, ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe se nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga ylli i skuadrës.