Situatë e Coutinhos vazhdon të jetë e paqartë, Klopp thotë se asgjë nuk ka ndryshuar si pesë ditë më parë.

Raportohet se mesfushori i Liverpoolit, Philipp Coutinho, është shumë afër transferimit në Barcelonë, por trajneri, Jurgen Klopp, thotë se situata vazhdon të jetë siç ka qenë ditë më parë.

“Asgjë nuk ka ndryshuar për dallim nga pesë ditë më parë, nga asnjëra anë”, tha fillimisht Klopp.

“Ai nuk është gati për ne dhe kjo është kryesorja për tani. Ai nuk mund të luajë për Liverpoolin këtë moment dhe kjo është një goditje e madhe për ne”, shtoi Klopp.

“Gjëja më e mirë do të ishte që kjo skuadër që jemi, të qëndronim së bashku për katër apo pesë vite, megjithëse e di se është paksa naivë të thuash ashtu”.

“E kuptoj se të gjithë jeni të interesuar lidhur me këtë situatë, por nuk mund të them se aktualisht unë jam duke menduar për këtë”, theksoi mes tjerash trajneri i Liverpoolit.