Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari në takimin e pasdites me gazetarë konfirmoi se sot ka nënshkruar dhjetë vendime për drejtorë të rinj në institucione publike shëndetësore në Shkup dhe në qytete të tjera.

Ai theksoi se dr. Katerina Stavriq është drejtoreshë e re Klinikës Universitare për sëmundje të fëmijëve në Shkup. Paralajmëroi se emrat e drejtorëve të rinj në institucionet shëndetësore publike do të kumtohen nesër.

Informoi se me drejtorë të rinj do të bëhen edhe klinikat e pediatrisë, kirurgjisë digjestive, kirurgjisë maksilofaciale…, Instituti për mjekësi transfuzive i Republikës së Maqedonisë, Spitali klinik Manastir, spitalet e përgjithshme në Kavadar dhe Veles si edhe disa shtëpi të shëndetit.