Për studentët vera lidhet me sezonin e provimeve dhe stresin që ato sjellin.

Studentët përpiqen që të përdorin mënyra nga më të ndryshmet për të kopjuar, por shpesh herë ato nuk funksionojnë.

Mirëpo, një studente ka menduar një zgjidhje “djallëzore” për të mbajtur mend formulat e fizikës.

Studentja, e cila mendohet se është nga Britania e Madhe i ka shënuar formulat në copa të vogla letre, të cilat i ka vendosur në anën e brendshme të thonjve.

Mirëpo, të shumtë ishin ata që e shanë vajzën, por kishte dhe nga ata që e përgëzuan për shkathtësinë.