Largimi i Baby G nga labeli ‘On Records’ dhe prishja e raporteve me reperin Mozzik është diskutuar shumë por nuk dihej saktësisht se përse erdhi deri te përkeqësimi i raporteve pasi ata ishin shumë miq të mirë dikur.
Thuhet se pas publikimit të këngës ‘Kuks’ nga Baby G, aty ku thuhet se ajo e ka ironizuar reperin e njohur dhe pas publikimit të një videoje nga vetë Mozzik në Instagram, kanë filluar zënkat mes tyre.
Se dyshja janë tashmë armiq pas një shoqërie të afërt që kishin dikur e dëshmon një foto e publikuar nga Baby G në Instastory.
Aty ajo e ka ndarë faqen e ‘Artistët shqiptarë’ por foton ku shihet Mozzik me të dashurën e ka mbuluar, e dëshmia se ishte reperi i njohur mund ta shihni në fotot të cilat ju sjellim në vijim.