Kjo foto, e publikuar fillimisht në rrjetin social Imgur, është shpërndarë miliona herë, duke u kthyer në një nga fotot më të klikuara në rrjetet sociale.

Me një shikim të shpejtë e kupton se fytyra e këtij tipit është e çuditshme.

Por nëse e sheh me më vëmendje, e kupton se në fakt kjo pamje e çuditshme është rezultat kur kthen kokën në kohën kur dikush po bën një foto të panoramës.

Në vend që të shikonte pamjen, ky tipi e ktheu kokën kaq shpejt për t’iu përgjigjur një pyetje-dhe ky është rezultati.

“Nuk po ndaloj së qeshuri. Të gjithë po më shohin me çudi. Sa më shumë e shoh, aq më keq bëhet”, thotë një komentues.