Nëse doni të bëni seks, e bëni, nëse jo, nuk jeni të obliguara. Seksi në asnjë mënyrë nuk është i detyrueshëm

Pronari i revistës së famshme erotike “Playboy”, Hugh Heffner të gjitha vajzat në shtëpinë e tij i konsideron si dashnore. Dhe të gjitha femrat, të cilat kanë qëndruar në vilën e tij luksoze, për të arritur famën që dëshironin, në një moment duhej të bënin seks me të, transmeton “Zeri.info”.

 Mirëpo, seksi nuk ishte i detyruar. “Nëse doni të bëni seks, e bëni, nëse jo, nuk jeni të obliguara. Seksi në asnjë mënyrë nuk është i detyrueshëm”, ka deklaruar Kendra Wilkinson.

Ish-lepurusha e “Playboy”-it ka kujtuar se si ishte bërë njëra nga dashnoret e tani 88-vjeçarit Hugh. Ajo kishte ardhur në vilën e tij, pasi jetonte në një banesë të mjerë dhe të vogël së bashku me vajza të shëmtuara dhe ajo gjithmonë ishte lutur që të ndodhë diçka që ajo të zhvendosej nga aty.

“Jam njoftuar me Hugh-in dhe ai më ka pyetur nëse dëshiroj të jem njëra nga vajzat e tij. Nuk kisha ide se çfarë nënkuptonte kjo, por e gjitha tingëllonte më mirë sesa ajo që kisha. Nuk e dija se seksi përfshihej në këtë, sepse unë isha 18 vjeçe, ndërsa ai 78 dhe në këtë situatë seksi nuk është diçka që llogarit”, ka rrëfyer bukuroshja. Nga vila e Heffner-it ajo ishte zhvendosur më 2008-n, kur ishte fejuar me Hank Baskett, me të cilin ka dy fëmijë. Martesa e tyre është në krizë, sepse Hank e ka tradhtuar Kendra-n me një transeksuale. Në anën tjetër, Hugh është i martuar me Crystal Harris.