Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka komentuar një deklaratë të Kryeministres Edita Tahiri e cila ka thënë se nuk ka pajtim me Serbinë pa kërkim faljen e autoriteteve serbe për luftën dhe gjenocidin në Kosovë.

“S’ka asnjë kuptim nëse i komentoni deklaratat e saj. Me një rast, gjatë bisedimeve të Brukselit i kam thënë – hajde dil jashtë dhe është dashur të largohet. Nuk desha ta vazhdojë bisedën sepse nganjëherë nuk ka kuptim të dëgjoni dhe të jepni përgjigje. Me mirë është të hesht dhe të mos them asgjë”, ka thënë  ai.