Një burrë në Jemen është ekzekutuar në mënyrën më brutale të mundshme në qendër të qytetit, pasi kishte përdhunuar dhe vrarë një vajzë katërvjeçare në qytetin e kontrolluar nga rebelët Houthi në Sanaa.

Hussein al-Saket 22-vjeç, është qëlluar pesë herë më pushkë para se të hidhej nga një lartësi e madhe nga një kran që ishte vendosur në qendër të qytetit Sanaa, transmeton Telegrafi.

Ky është ekzekutimi i dytë publik që është kryer gjatë këtij muaji në këtë vend, gjë që tregon qartë se grupet rebele aplikojnë ligjin e Sheriatit që nga grusht shteti ushtarak që kishte ndodhur në vitin 2014.

Al-Saket  kishte përdhunuar katërvjeçaren Safaa al-Matari të cilën më pas e kishte vrarë, kurse trupin e saj ishte munduar ta fsheh duke e varrosur në një zonë që rrallë frekuentohet nga qytetarët.

Në fotografitë e postuar më poshtë Al-Saket qëndron i shtrirë më fytyrë në tokë, derisa një polic që është pjesë e rebelëve Houthi e qëllon pesë herë me pushkë automatike, dhe më pas trupin e tij e varin në një kran dhe e hedhin në tokë.