Policia në doganën e Kakavijës vuri në pranga dy persona pasi në automjetin autobus të linjës Athinë-Tiranë po transportonin mallra të cilat nuk ishin më parë të deklaruara.

Autobusi i linjës Athinë – Tiranë, me targë AA678NM, i drejtuar nga shtetasit D.M dhe E.XH, pasi ka hyrë në doganën e Kakavijës, rreth orës 02:00 së datës 27.08.2017, nuk ka kryer deklarimin e mallrave të cilat i kishte në bagazh dhe më pas është kontrolluar nga strukturat doganore ku u konstatuan mallra te pa deklaruara, duke faktuar veprën penale të kontrabandës me mallra të tjera.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjirokaster për veprën penale” kontrabandë me mallra të tjerë”, kryer në bashkëpunim, vepër penale kjo e parashikuar nga neni 174/2 i K.Penal, si dhe nenet 267/2/6 te K.Doganor.