Më shumë se 100 persona mund të kenë humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi të martën  provincën e Sichuan-it në jugperëndim të Kinës, kanë deklaruar autoritetet përkatëse kineze.

BBC shkruan se deri tani konfirmohet vdekja e 13 personave, që të gjithë turistë. Gjithashtu thuhet se gjatë lëkundjes së tokës me magnitudë 6.5 të shkallës rihter, kanë mbetur të plagosur rreth 80 nejrëz.

Ndërkohë nga të dhënat paraprake bëhet e ditur se dëme kanë pësuar mëse 130 mijë banesa.

Presidenti kinez Xi Jinping ka urdhëruar ekipet e shpëtimit të bëjnë çfarë është e mundur për nxjerrjen e të plagosurve nga rrënojat.  Më shumë se 70 mijë persona kanë humbur jetën në këtë provincë si pasojë e një tërmeti që ra në vitin 2008.