Ushtria kineze është duke u shqetësuar rreth numrit të madh të rekrutëve të rinj që po dështojnë ta kalojnë testin e fitnesit, por thotë se ka përgjigje për këtë: shmangia e masturbimit dhe lojërave kompjuterike.

Shefat e Ushtrisë Çlirimtare të Popullit synojnë të sigurohen që kandidatët të jenë në gjendje shumë të mirë fizike për t’iu bashkuar radhëve të forcës më të madhe ushtarake në botë, transmeton Express.

Këtë muaj, ueb-sajti zyrtar i lajmeve i ushtrisë kineze, PLA Daily, e publikoi një artikull me 10 arsyeje pse rekrutët e mundshëm po dështojnë ta kalojnë pengesën e parë.

Sipas saj, 20 për qind prej kandidatëve ishin mbipeshë, derisa tetë për qind të tyre ishin refuzuar sepse venën testikulare e kishin të zgjeruar.

Gazeta nuk ka treguar se sa oficerë të ushtrisë e dinin për çështjen e venës, por shtoi se problemet ishin shkaktuar nga masturbimi i shumtë, shpenzimi i kohës në video-lojëra dhe ushtrime të pamjaftueshme.