Nënkryetari i Komisionit qendror ushtarak kinez, i tha Dunford-it se Pekini insiston në atë se “negociatat janë opsioni i vetëm efikas” për zgjidhjen e çështjes

Një gjeneral i lartë kinez u ka thënë homologëve amerikanë se ndërhyrja ushtarake nuk duhet të jetë opsion për zgjidhjen e situatës në Gadishullin Korean, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria kineze e Mbrojtjes njoftoi se gjenerali Fan Changlong në takimin e së enjtes i ka thënë gjeneralit amerikan të korpusit të marinsave, Joseph Dunford, se të gjitha palët duhet të jenë të përmbajtura dhe të evitojnë fjalorin që mund të sjellë përshkallëzimin e tensioneve.

Changlong, ndryshe nënkryetari i Komisionit qendror ushtarak kinez, i tha Dunford-it se Pekini insiston në atë se “negociatat janë opsioni i vetëm efikas” për zgjidhjen e çështjes.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, kërcënoi Korenë e Veriut se mund të përballet me “zjarr dhe tërbim”.