Flota e trenave të shpejtë të Kinës është e gatshme që përsëri të bëhet më e shpejta në botë.

Shpejtësia maksimale e trenave plumb Fuxing apo “përtëritje” u regjistrua 300kmh në vitin 2011, pas dy përplasjeve që i vranë 40 persona, transmeton Express.

Nga java e ardhshme, shumica e këtyre trenave do të lejohen përsëri të lëvizin më një shpejtësi më të lartë, rreth 350kmh.

Shpejtësia maksimale do ta shkurtojë për një orë kohën e udhëtimit mes Pekinit dhe Shangait.

Deri kah 21 shtatori, shtatë nga trenat plumb të Kinës do të lejohen të udhëtojnë me shpejtësi maksimale.

Të gjithë këtyre trenave u janë vendosur sisteme të përmirësuara të monitorimit që do t’i ngadalësojnë dhe ndalojnë trenat në mënyrë automatike në rast të ndonjë urgjence.