Kim Kardashian, e cila në vitet e fundit është shndërruar në një fenomen, duke u bërë kështu femra më e famshme në botën e shou-bizit, është rikthyer sërish që të fitojë vëmendjen e medias me çdo gjë që ajo bën.

Kim njihet për ndryshimin e stilit të saj, ndonjëherë edhe duke kopjuar, vetëm dhe vetëm që ajo të bije në sy të mediave. Por së fundmi duket se ajo është veshur si Lil Kim për t’u fotografuar në numrin e ri të revistës CR Fashion Book.

Për këtë ylli i “Keeping Up Ëith the Kardashians” ka veshur kilota ngjyrë rozë dhe ka ndryshuar edhe stilin.

Ajo prapë e ka arritur qëllimin pasi që ndryshimi i saj është pritur si zakonisht më shumë dramë për rrjetet sociale ku ajo është komentuar dhe bërë trend si zakonisht.