Policia ukrainase kumtoi sot se dy persona janë lënduar në shpërthimin e “një mjeti të panjohur” që ka ndodhur në qendër të Kievit, në ditën e pavarësisë së Ukrainës.

Tanjug lajmëron se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:00 sipas kohës lokale.

“Në orën 14:06 minuta morën informacion për shpërthim të një mjeti të panjohur”, qëndron në kumtesën e policisë ukrainase.

Televizioni ukrainas Kanal 112 emetoi një video në të cilën tregohet një grua e cila është e shtrirë në tokë në rrugën që është afër Qeverisë ukrainase.

Sot në Ukrainë shënohet 26 vjetori i pavarësisë së vendit, ndërsa në Kiev gjendet ministri amerikan i Mbrojtjes Xhejms Matis.