Këngëtari i njohur amerikan, Robert James Ritchie, i njohur si Kid Rock është inkurajuar që të kandidojë për senatin e Michiganit.

Senatori i Kentuckyt, Mitch McConnell, ka lëshuar një dokument përmes të cilit ai e përkrah dhe inkurajon këngëtarin që të kandidojë si Senator i Michiganit.

Muajin e kaluar, më 12 korrik, këngëtari amerikan dhe përkrahësit e Donald Trumpit kanë lansuar një uebfaqe të quajtur KidRockForSenate.com, transmeton Koha.net. Uebfaqja përmban slogane duke përfshirë “Në rock ne besojmë”, “Asnjëherë nuk do të takoni një politikan si unë”, etj.

Fansat spekuluan se kjo faqe e internetit ishte vetëm një dredhi e marketingut për një albumin të ri apo turne të ri, por këngëtari këmbënguli se është e vërtetë dhe premtoi një “zbulim të madh në një të ardhme të afërt”.