Khloe Kardashian s’e ka mbajtur kurrë sekret se sa shumë e do një fëmijë të vetin. Burime të afërta thonë se, ajo po punon me një specialist fertiliteti për të pasur një fëmijë me të dashurin e saj Tristan Thompson. Prej disa vitesh tashmë 33-vjeçarja Khloe Kardashian, e dëshiron fort një familje të sajën. Ndërsa kishte probleme për të ngelur shtatzënë me ish-bashkëshortin e saj 37-vjeçar Lamar Odom, tashmë shpreson se gjërat do të jenë ndryshe me të dashurin e saj 26-vjeçar Tristan Thompson. Khloe është gati për të qenë nënë. Ajo dëshiron të bëjë gjithçka në mënyrën më të shëndetshme për fëmijën e saj, kështu që i kryen testet e shtatëzanisë në tualetin e shtëpisë.

Burimet pranë çiftit thonë se : “Ajo tashmë ka kryer dy teste shtatzanie në shtëpi muajve të fundit për të përcaktuar ç’po ndodh me trupin e saj. Ajo e ka të qartë se mënyra më e shëndetshme për t’u kujdesur për fëmijën e saj me Tristanin është zbulimi i hershëm i shtatzanisë”. Khloe ka ndryshuar komplet stilin e saj të jetës, pasi nuk pi alkool shpesh dhe ushqehet me një super-dietë të shëndetshme. Ajo nuk ka asnjë ves që do të ishte i dëmshëm për fëmijën apo do të ndërpriste shtatzaninë.

Ka thashetheme se ajo është shtatzënë prej 12 javësh, dhe se e do fëmijën që të mund t’a mbajë të dashurin lidhur me të, megjithëse duket pak e çuditshme duke parë që ata duken shumë të dashuruar me njëri-tjetrin.