Big Mama, një këngëtare mjaft e pëlqyer për publikun shqiptar, falë origjinalitetit që transmeton, duke qenë si e tillë vetvetja në çdo paraqitje

Tash e sa vite, prezente në tregun muzikor, Big Mama, shquhet për disa prej hiteve të saja, të cilat kanë shënjuar gjurmë në memorien e adhuruesve të muzikës së saj.

Këngëtarja, pos profesionit parësor, muzikës, ka tentuar edhe ka fusha e gazetarisë, me ç’rast të jetë në rolin e moderatores, si synim, e ka përmbushur pa asnjë lloj dileme. Kujtojmë se Bigu, hyn në grupin e këngëtareve që nuk i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, si: ndonjë fryerje buzësh, mollëzash, apo riparim hunde. Por, ndërhyrjen këngëtarja e kishte të nevojshme krejt diku tjetër, shkruan Kosovarja..

Ishte pesha e tepërt, e cila si duket se i paraqiste problem, aq sa këtë nuk harronin t’ia rikujtonin shpesh herë edhe komentuesit, megjithëse Big Mama, një femër e ‘zhveshur’ nga komplekset, nuk i’a vënte veshin fort kritikave të tilla.

E tani, që është ‘transformuar’ në një femër super seksi, Bigu, padyshim po merr vëmendje, ngase më nuk po ngurron të tregojë feminitetin e saj, si asnjëherë më parë.

Duke i’u rikthyer dhe njëherë fizikut të këngëtares, revista ju sjell këto foto të rralla, që janë dëshmia më e mirë, e transformimit total të stilit të këngëtares, por jo edhe e fytyrës përmes operacioneve, siç është bërë ‘traditë’ nga femrat e estradës.