Varësia nga telefoni dhe ankthi i shkaktuar nëse nuk e kemi afër, po bëhet problem i cili po rritet vazhdimisht përderisa njerëzit gjithnjë e më shumë e shohin pajisjen si pjesë e zgjatur e jetës së tyre, tërheqë vërejtjen një hulumtim

Telefonat e mençur janë bërë pjesë e pandashme mënyrës së jetesës, duke depërtuar thellë në jetën e përditshme si “një bezdisës i parezistueshëm në kohë dhe vend” që mundëson “zgjatjen e veshit dhe zërit” për të komunikuar me botën, thonë hulumtuesit.

 Quhet ‘nomofobia’ apo ankthi i ndarjes nga telefoni i mençur, dhe shkakton parehati apo ankth nëse nuk kemi qasje në telefonin mobil që lejon komunikimin virtual, transmeton gazetametro.net

Studimet e kaluara tregonin se ndarja nga ‘smartfoni’ shkakton rritje në ritmin e të rrahurave të zemrës, ankth, rritje te presionit të gjakut dhe ndjenja jo të mira.

Në hulumtim ndër të tjerë është përfshirë Universiteti i Hong Kongut.

“Derisa smartfonët ndjellin më shumë kujtime personale, përdoruesit e lidhin më shumë identitetin e tyre me smartfonin”, thonë hulumtuesit.

“Kur njerëzit e përjetojnë telefonin si pjesë të zgjatur të jetës së tyre, ata do të lidhen më shumë me këtë pajisje. Kjo pastaj shkakton nomofobian duke e rritur tendencën për të qëndruar sa më afër telefonit”, kanë theksuar ata.

Varësia ndaj telefonave të mençur apo smartphonëve, me gjasë do të vazhdojë të rritet me qenë se përparimi i teknologjisë i bën pajisjet më tërheqëse dhe më të domosdoshme, duke shtuar veçori të përshtatshme dhe të fuqishme që e lehtësojnë komunikimin kudo që gjendeni.

Andaj nomofiba me gjasë do të rritet me rritjen e kohës që njerëzit kalojnë në telefon.

Hulumtuesit kanë gjetur një model që identifikon lidhjen ndërmjet faktorëve si kujtimet personale dhe lidhja e madhe e përdoruesve me telefonin e tyre, që shkaktojnë nomofobian dhe tendencën për sjellje që kërkon të kesh gjithmonë afër telefonin.

“nomofobia, apo frika që do të ikë dicka, dhe frika në qëndrimi ‘offline – të gjitha këto lloje të ankthit të lindura nga mënyra e re e jetesës me teknologji, mund të shërohet ashtu sikurse fobitë tjera më tradicionale”, ka thënë Brenda Ëiederhold nga Interactive Media Institute në SHBA.

“Terapia ekspozuese, duke e fikur teknologjinë herë pas here, mund ti mësojë individët të ulin nivelin e ankthit dhe të ndihen më rehat në periudha kur janë të ç’kyçur”, theksoi ajo.