Siç e dimë, ylli i famshëm televiziv Kim Kardashian ka grimer personal një shqiptar dhe ai është Mario Dedivanovic.

Ky i fundit ka bërë emër që nga koha kur identifikohet si grimeri personal i femrës më të komentuar në planet.

Kim shpeshherë publikon imazhe me të, madje njëherë postoi edhe video duke folur shqip, e cila kishte bërë bujë në mediet tona.

Së fundi, Kim ka postuar disa foto bashkë me Marion, në të cilat e përkrahi duke treguar se ku mund të gjejnë video se si të bëhet një grim perfekt.