As gjykata penale e as këshilli gjyqësor nuk zbulojnë çfarë informimi ka ardhur nga Shkupi 1. Kryetari i këshillit Zoran Karaxhovski nuk dha hollësi për çfarë bëhet fjalë edhe pas insistimit të gazetarëve të informohen se për çfarë është biseduar në seancën ë tyre të sotme.

Mos bëni përpjekje të gjithë gazetarët si në kuiz t’ia qëlloni se për çfarë është biseduar. Nuk do tregoj më tepër, seanca nuk është publike. Shkaqet janë që ajo të jetë ë mbyllur. Është vendosur njëzëri dhe ashtu është sipas dispozitës sepse mund të cenohet integriteti i ndonjë gjykatësi – deklaroi Zoran Karaxhovski, kryetarë i këshillit gjyqësor.

Karaxhovski njoftoi se tashmë i kanë analizuar vendimet e Gjykatës Penale dhe asaj të Apelit rreth përcaktimit dhe refuzimit të masës së arrestit në aktakuzat e Speciale. Nuk ka pasur gabime procedurale në pjesën të cilën ata janë kompetent ta vlerësojnë. Përgjegjësia individuale tek gjykatësit për paraburgimin e shqiptuar apo refuzuar është në Këshillin e verifikimit të fakteve.

Nuk kemi vërtetuar anomali nga kontrolli që bëmë ne dhe e zbatuam në pjesën procedurale. Dëgjoj e lexoj në media se prej disa shoqatave, a janë apo s’janë shoqata…, nuk e di a janë hapur kallëzime penale dhe ankesa. Për këtë do të informoheni në Prokurori dhe Këshillin për Fakte -ths Zoran Karaxhovski, Kryetar i Këshillit Gjyqësor.

Karaxhovski mes tjerash informoi edhe për vendin e zbrazët e të parit të Penales. Janë paraqitur 8 gjykatës. Mes tyre janë edhe rivalët e vjetër: ish kryetari Vlladimir Pançevski dhe gjykatësi Ivan Xholev. Në konkursin e kaluar ata ishin kundër kandidatë, kurse gjatë garës ngritën kallëzime penale ndaj njëri tjetrit. Karaxhovski nuk dinte saktë të përgjigjet nëse edhe këtë konkurs për kryetarin e Shkupi 1 do ta bllokojnë zgjedhjet lokale. Konkursi paraprak u prolongua për shkak të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Kryetari i Këshillit do të kërkojë mendim në lidhje me këtë nga Komisioni për Antikorrupsion./Alsat-M