Këshilli i prokurorëve publikë sot duhet të mbajë seancë në të cilën duhet të emërojë ushtrues të detyrës prokuror publik të Republikës së Maqedonisë, në vendin e Marko Zvërlevskit, Seanca duhej të mbahet më 24 prill, por për shkak të mospasjes së kuorumit është ricaktuar për sot.

Kryetari i Këshillit, Petar Anevski, atëherë deklaroi se për u.d. shef i Prokurorit publik të RM-së do të zgjidhet një prokuror nga radhët e prokurorëve publikë ekzistues në Prokurori, i cili përkohësisht do ta kryejë funksionin deri në zgjedhje të një prokurori të ri publik.

“Në Prokurorinë republikane kemi numër të mjaftueshëm të kandidatëve cilësorë, të cilët do të mund ta kryejnë këtë funksion”, theksoi Anevski.

Theksoi se momentalisht Zvërlevski, të cilin Kuvendi më 17 të këtij muaji e shkarkoi nga detyra, e zëvendëson prokuroren Liljana Spasevska.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur më 22 gusht i ka propozuar Kuvendit që ta fillojë procedurën për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror publik.

Në pajtim me nenin 41 nga Ligji për prokurorinë publike, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me propozim të Qeverisë, e shpall emërimin e prokurorit publik të RM-së në “Gazetë zyrtare e Republikës së Maqedonisë” dhe të paktën në dy gazeta, prej të cilëve një prej gazetave që publikohet në gjuhën që e flasin të paktën 20 për qind nga qytetarët, të cilët e flasin gjuhë zyrtare të ndryshme nga gjuha maqedonase.

Afati për paraqitje të kandidatëve është 15 ditë nga publikimi i shpalljes në “Gazetën zyrtare”.

Këshilli i prokurorëve publikë, megjithatë, ka afat prej 15-të ditëve nga dita e pranimit të dokumenteve të japë mendim pozitiv ose negativ për të gjithë kandidatët e paraqitur.

Mandati për prokuror publik shtetëror është gjashtë vite me të drejtë të emërimit të sërishëm.