Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme mori vendim për heqjen e imunitetit pesë gjykatësve nga Gjykata Administrative të akuzuar në “Titanik 2”, lëndën të cilën e udhëheq PSP për parregullsitë zgjedhore në zgjedhjet lokale në vitin 2013.

Nga Këshilli Gjyqësor kumtuan se janë sjellë vendime edhe për ndërprerjen e funksionit gjykatës Abdulla Limanit, gjykatës në Gjykatën e Apelit Shkup dhe të Jagotka Denkovska, gjykatëse në Gjykatën Themelore Kumanovë, për shkak se kanë mbaruar moshën 64 vjet.