Kur takoheni me një person të ri, mjaftojnë vetëm 7 sekonda (po pra, jo minuta – sekonda) për të vendosur nëse na pëlqen apo jo ai person.

Normalisht kjo funksionon për dy palët, dhe kjo vërtetë se ju fut nën presion nëse veç jeni person i cili përjeton ankth social apo keni turp.

Duke marrë parasysh këtë, Më poshtë ju sjellim një këshilë praktike, e cila mund të ndikojë që t’i pëlqeni personit brenda pak momenteve:

Gjithçka qëndron te kontakti me sy

Kontakti me sy është shenjë universale e vetëbesimit, hapurish dhe sinqeritetit.

Më shumë se gjysma e të gjitha komunikimeve janë vizuale dhe jo verbale, prandaj duke e shikuar në sy një person bën që t’i pëlqeni.

Brengoseni se nuk mund ta mbani balancimin e duhur mes vetëbesimit dhe t’u dukurit i mërzitshëm? Atëherë 60 për qind të kohës shikojeni në sy dhe 40 për qind të kohës mbani sytë diku tjetër!