Këngëtarja amerikane, Fergie, ka shpërndarë një foto bardhë e zi ku shfaqet plotësisht nudo si një mënyrë për të promovuar albumin e saj të dytë, Double Dutchess, që besohet se do të publikohet në muajin shtator.

Fituesja e 7 çmimeve Grammy, pjesëtare e grupit The Black Eyed Peas, shfaqet në formë perfekte për 18,3 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, të cilët me siguri mezi presin të kenë në dorë albumin e ri të idhullit të tyre.