Pak ditë më parë këngëtari i njohur Vedat Adem i festoi 35 vjetorin e lindjes së tij. Ndërsa po në këtë ditë ai zgjodhi të ndante me miqtë dhe fansat e tij edhe lajmin se ai  dhe partnerja e tij Dorela, do të bëhen prindër për herë të dytë.

Këngëtari ka publikuar një foto në të cilën shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij.

‘Faleminderit per urimet, jam falenderues qe e festoj ditelindjen ne pritjen e djalit te dyte
Flm familjes time, ne vecanti prinderve te mi qe me rriten me shume Dashuri
Flm shume @dorelaademi per surprizen shumeeee te vecante
Mbi te gjitha Faleminderit Zotit qe na jep jete qe te gezojme dhe festojme…
Perqafime pafund per te gjithe’, ka shkruar këngëtari në krah të fotos ku partnerja e tij shfaqet me barkun e rrumbullakosur.