Epo kot nuk thonë që ka ardhur një kohë e keqe. Për vite me radhë janë ngritur fushata ndërgjegjësimi për shkak të numrit të madh të personave të prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Në qoftë se personi është në dijeni që është mbartës atëherë është i detyruar të mos kryejë marrëdhënie seksuale pa e bërë me dije personin tjetër që është i prekur nga SST. Këngëtari Usher po endet dyerve të gjykatës, pasi dhe 3 padi të tjera i janë shtuar.

Dy vajza dhe një djalë akuzojnë këngëtarin për transmetim të herpesit pasi të tre ata kanë pasur kontakt seksual me të. Njëra prej vajzat do të dalë në një konferencë për shtyp ku do të japë detaje të tjera lidhur me ngjarjen, ndërsa dy të tjerët preferojnë të mbeten anonimë. Ditë të zeza po e presin Usher!