Katie Price duket se është e pafat në dashuri!

Kjo pasi sipas disa raportimeve të mediave rozë, ajo është duke divorcuar bashkëshortin e saj të tretë, Kieran Hayler, transmeton Klan Kosova.

Arsyeja e dhënies fund të martesës së çiftit mësohet të jetë një marrëdhënie e fshehtë që kishte bashkëshorti i Katie, Kieran Hayler me dadon e fëmijëve të tyre.

Price ka bërë të ditur se ka zënë disa emaile me mesazhe të nxehta intime mes burrit të saj dhe dados së fëmijëve Nikki Brown.