Chelsea është hedhur në sulm për të mbuluar hapësirën e lënë bosh nga Matic, Antonio Conte tashmë ka katër lojtarë në mendje.
Largimi i Nemanja Maticit në drejtim të Manchester Unitedit, ka detyruar Chelsean që të gjejë një mesfushor tjetër për sezonin e ri, pavarësisht transferimit të Tiémoué Bakayoko.
Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, në radarin e Chelseat janë katër mesfushorë që mund ta zëvendësojnë Maticin.
Danny Drinkëater nga Leicester City, Renato Sanches i Bayern Munich, Ross Barkley i Evertonit, si dhe ylli i Arsenalit, Alex Oxlade-Chamberlain, këta janë katër lojtarët që po vëzhgohen nga “Blutë e Londrës”.