Policia kufitare i ka ardhur në ndihmë katër pushuesve të cilët rrezikonin të mbyteshin.

Rreth orës 18:30, Salla Operative e Kufirit Sarandë ka marrë një njoftim se në zonën ujore të Ksamilit disa shtetas kanë kërkuar ndihmë pasi rrezikonin të mbyteshin sepse mjeti i tyre lundrues tip Pedalon kishte pësuar defekt, njofton Policia.

Shërbimet e Policisë Kufitare, pas sinjalizimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe u kanë ardhur në ndihmë duke bërë të mundur nxjerrjen në terren tokësor të shtetasve : A.V., 27 vjeç, M.F.,  29 vjeç, A.S., 29 vjeç, të tre banues në Itali si edhe shtetasin E.Gj., 27 vjeç, banues në Pukë.

Të katër shtetasit janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Policia i këshillon të gjithë pushuesit të jenë më të vëmendshëm e më të kujdesshëm gjatë zgjedhjes së tyre për mjetet lundruese me të cilat dalin në terren ujor!