Kate Hudson mund të fejohet së shpejti me të dashurin e saj, Danny Fujikawa.

“Gjërat po ecin shpejt, ashtu si ecën gjithmonë Kate. Nuk janë fejuar akoma, por pritet të ndodhë shpejt. Nuk e di nëse ajo dëshiron të martohët sërish, por ajo dëshiron të përkushtohet në lidhje dashurie. Ata shkojnë shumë”, ka thënë një burim për E!News.

Aktorja dhe muzikanti kanë filluar lidhjen e tyre në muajin mars dhe për herë të parë janë paraqitur së bashku në muajin maj.

“Të dy janë duke jetuar së bashku, janë duke kaluar edhe gjithë verën pranë njëri-tjetrit. Danny po përshtatet mirë me familjen e Kate dhe kjo gjë është e rëndësishme për të. Ai ka shumë sens të humorit dhe është spontan”.

Në fakt, nëna e Kate, aktorja Goldie Hawn ka thënë se Danny është një njeri i mrekullueshëm