Milan ka marrë një goditje të madhe, pasi Lucas Biglia nuk do të jetë gati për fillimin e sezonit të ri

Mesfushori argjentinas, Lucas Biglia ka pësuar një lëndim muskulor dhe do të jetë jashtë fushave të gjelbra për një muaj, shkruan SKy.

Argjentinasi kështu ka humbur dy ndeshjet kualifikuese në Europa League kundër skuadrës së Shkëndijës.

Për më shumë, Biglia nuk do të jetë as në ndeshjen e parë të Serie A ndaj Crutones.

Biglia gjatë kësaj vere u transferua nga Lazio në Milan për 17 milionë euro dhe shihet si një nga pikat kyçe të skuadrës së Vincenzo Montellas