Njëmbëdhjetë ditë pas përmbytjeve katastrofike në Sierra Leone, 810 persona rezultojnë ende të zhdukur, njoftoi sot zëdhënësi i qeverisë së Freetown, bilanci i të vdekurve ka tejkaluar numrin e konfirmuar me 500 persona.

Deri më tani, numri i të zhdukurve ishte zyrtarisht i konfirmuar në 600, edhe pse ai i 810 personave qarkullonte prej disa ditësh nga një OJQ që bashkëpunon në terren me shërbimet e shpëtimit të Sierra Leones.

“Për herë të parë, kjo shifër u konfirmua nga një burim zyrtar. 810 persona vijojnë të rezultojnë të humbur”, pohoi sot zëdhënësi i qeverisë, Abdulai Bayrata, përcjell Atsh.

Ushtria dhe ekspertë të ardhur kryesisht nga Spanja do të vijojnë për një periudhë të pacaktuar kërkimin e trupave të mbetur nën rrënojat e shembura nga vërshimi i dheut dhe i baltës që u regjistrua mbrëmjen e 13 dhe 14 gushtit, shtoi zëdhënësi. Shumica e familjarëve shpresojnë të rekuperojnë trupat e të afërme të tyre për t’i varrosur denjësisht.