Neymar ka fituar 10 tituj, ka shënuar 105 gola dhe dhuruar 60 asistime gjatë katër viteve në “Camp Nou”.

Neymar u largua nga Barcelona për t’u transferua te PSG-ja për 222 milionë euro, duke thyer kështu rekord historik. Ai do të përfitojë 30 milionë euro në sezon te klubi francez.

 Neymar ka fituar shumë tituj dhe shënuar shumë gola me fanellën e klubit spanjoll, gjithçka të mbledhura në një fotografi që mund ta shikoni më poshtë, raporton AS, përcjell Gazeta Express.

Ndeshja më e mirë që ai ka luajtur besohet të jetë rikthimi historik në Ligën e Kampionëve ndaj PSG-së, skuadër me të cilën tani ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare, ku u transferua për 222 milionë euro.